VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Roxana Saberi në grevë urie
E Shtunë, 04.25.2009, 03:51pm (GMT1)

ATSH-AFP/ - Gazetarja iraniano-amerikane Roxana Saberi, e dënuar me tetë vjet burg për spiunazh në Iran, ka hyrë në grevë urie që prej pesë ditësh, deklaroi sot babai i saj për AFP-në.
      
"Ajo ka filluar një grevë urie dhe sot është në ditën e pestë të saj", deklaroi Reza Saberi.
     Roxana Saberi, 31 vjeçe, është dënuar nga një gjykatë revolucionare e Teheranit për "spiunazh" në përfitim të Shteteve të Bashkuara, armiq të betuar të Iranit bashkë me Izraelin.
     "Avokati i saj bëri apel sot për këtë dënim", vazhdoi babai i gazetares.
     Kjo e fundit është burgosur që prej fundit të janarit në burgun Evine, në veri të kryeqytetit.
     Gazetarja ka lindur dhe është rritur në Shtetet e Bashkuara.
Ajo është iraniane nga i ati, i cili është bërë qytetar amerikan. Irani nuk e njeh parimin e shtetësisë së dyfishtë.
     Ajo ka bashkëpunuar me radion publike amerikane NPR, BBC dhe me kanalin amerikan Fox News.
     Ajo ishte vendosur në Iran që prej vitit 2003. Sipas autoriteteve, karta e saj e shtypit i ishte hequr që në vitin 2006.
     Disa iraniano-amerikanë janë burgosur në Iran vitet e fundit me akuza për cënim të sigurisë kombëtare. Por, asnjë nuk asnjë nuk është gjykuar dhe të gjithë në fund kanë arritur të largohen nga vendi

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.