VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Dënohet përgjegjësi i genocidit në Ruandë


E Enjte, 12.18.2008, 04:44pm (GMT1)

18 Dhjetor - Gjykata Ndërkombëtare Krimit për Ruandën e ka dënuar me burg të përjetshëm, Theoneste Bagasora, ish zyrtarin e lartë të ministrisë së mbrojtjes të Raundes për përfshirje në gjenocidin e vitit 1994.

Bagasora akuzohej të kishte drejtuar gjenocidin në Ruandë dhe thuhet të kishte bashkëpunuar me të akuzuarit e tjerë në planin për të zhdukur pjesëtarët e minoritetit Tutsi si dhe të Hutuve të moderuar.

Më heret Gjykata e Ruandës, e cila ndodhet në Tanzani, dënoi kunatin e ish presidentit të këtij vendi me 20 vjet burg për pjesëmarrjen e tij në gjenocid.

Protais Zigiranjirazo akuzohej se i takonte skuadroneve të vdekjes që vranë qindra mijëra vetë gjatë konfliktit në këtë vend.

Rreth 800 mijë Tutsi dhe Hutu të moderuar u vranë brenda një periudhe 100 ditëshe gjatë vitit 1994.(Voal-online)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.