E Premte, 04.19.2024, 10:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

Presidenti Bush mbi arritjet në fushën e sigurisë kombëtare
E Enjte, 12.18.2008, 05:00pm (GMT+1)

Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta tani se para sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001. Por zoti Bush theksoi se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë edhe pasi ai të largohet nga zyra e presidentit. Zoti Bush i bëri këto komente para personelit ushtarak në kolegjin amerikan për luftë në Karlisle të Pensilvanisë.

 

ZA 18 Dhjetor - Në atë që ndoshta mund të jetë fjalimi i fundit i zotit Bush për sigurinë kombëtare, Presidenti shprehu mirënjohje për burrat dhe gratë amerikane në radhët e forcave të armatosura dhe foli për disa nga momentet historike gjatë mandatit të tij.

Zoti Bush pohoi se vendi dhe presidenca e tij ndryshoi në mënyrë dramatike pas 11 shtatorit, kur terroristët rrëmbyen avionë pasagjerësh dhe i përplasën në kullat e qendrës botërore të tregtisë, në Pentagon, ndërsa një tjetër u rrëzua në shtetin Pensilvania.

"Atë pasdite, dielli perëndoi mbi një botë krejt tjetër. Pas zërave se do të kishte edhe sulme të tjera, amerikanët fjetën atë natë me pyetjen se çfarë do të sillte e ardhmja".

Zoti Bush tha se vendi i tij u ngrit për t'u ballafaquar me sfidën që paraqitën terroristët.

Presidenti përmendi hapat të cilët u morën për të përmirësuar sigurinë pas sulmeve. Ai veçoi shtimin në shkëmbimin e informacioneve të zbulimit, përmirësimin e sigurisë së kufijve, dhe themelimin e Departamentit për Sigurinë Kombëtare. Ai tha se tani trupat amerikane mund të dislokohen shumë më lehtë në vendet që paraqesin rrezik.

Zoti Bush pohoi se disa nga vendimet e marra gjatë luftës kundër terrorizmit kanë ngjallur polemika, por tha se askush nuk mund ta sfidojë përfundimin.

"Është e qartë që pas 11 shtatori nuk ka pasur asnjë sulm tjetër terrorist në territorin e Shteteve të Bashkuara."

Një ndër vendimet që nxiti më së shumti debate ishte vendimi i tij për të pushtuar Irakun në vitin 2003. Por Presidenti tha se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara atje kanë ndihmuar shumë në luftën kundër terrorizmit global.

"Falë suksesit të sulmeve të trupave amerikane, guximit të trupave tona, dhe vendosmërisë së popullit irakian, i kemi dhënë një goditje shkatërrimtare Al-ëKaidës në atë vend, që dikur Osama Bin Laden e pat përshkruar si fushëbetejën qendrore në luftën kundër terorrizmit".

Pavarësisht nga suksesi, presidenti Bush tha se lufta kundër terrorizmit do të kërkojë kohë dhe do të verë në provë pasardhësit e tij.(Voal-online)



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dënohet përgjegjësi i genocidit në Ruandë (12.18.2008)
Revista “Time” emëron Barak Obamën “Njeriu i vitit 2008” (12.17.2008)
GORDON BRAUN VIZITË TË PAPRITUR NË IRAK (12.17.2008)
SARKOZI:  "Ne duam një Europë të fortë..! " (12.16.2008)
Protestuesit pushtojnë Televizionin Grek< (12.16.2008)
Arrestime në Moske - (12.15.2008)
BUSH PAS IRAKUT NË AFGANISTAN (12.15.2008)
New York Times: Frikë për një konflikt të ri në Bosnjë (12.14.2008)
Bush, vizitë lamtumire Irakut (12.14.2008)
Familja Obama gati për në Shtëpinë e Bardhë (12.14.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]