VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Fillojnë bisedimet SHBA-Kubë
E Martë, 04.28.2009, 07:13am (GMT1)

Evropa e Lirë - Zyrtarë amerikanë dhe kubanezë kanë filluar bisedimet joformale për ripërtritjen e dialogut midis dy vendeve, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.
Zëvendëssektetari amerikan i Shtetit për Amerikën Latine, Tom Shenon, do të takohet në Uashington me zyrtarin e lartë kubanez, Horhe Bolanos, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Vud.
Ai ka bërë të ditur se takimi i parë i zyrtarëve është mbajtur me 13 prill.
Sipas tij, zyrtarët do të bisedojnë për masat e heqjes së kufizimive për udhëtim në Kubë dhe për transferin e parave të kubanezëve nga SHBA-të në atdheun e tyre, çështje këto të miratuara kohë më parë nga presidenti amerikan, Barak Obama.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.