VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shkencëtarët përpiqen ta zbulojnë vaksinën për gripin e derrit

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 09:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Shkencëtarët përpiqen ta zbulojnë vaksinën për gripin e derrit
E Mërkurë, 04.29.2009, 08:04am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Ndërsa zyrtarët e shëndetit publik në gjithë botën përpiqen ta vendosin nën kontroll gripin e derrit, shkencëtarët po punojnë pa pushim që të krijojnë një vaksinë kundër këtij lloji gripi.

Sipas biologut molekular Endrju Pekos të Fakultetit të Shëndetësisë të universitetit "Johns Hopkins", virusi H1N1 i gripit të derrit nuk është shumë i njohur. Përhapja e sëmundjes nga vendi në vend ka shkaktuar alarm se ajo mund të shndërrohet në një epidemi të përgjithshme ndërkombëtare. Zoti Pekoz thotë se askush nuk ka imunitet ndaj virusit.

"Është një virus i ri, tiparet biologjike të të cilit nuk i njohim mirë. Dhe me gripin, lloje të ndryshme virusi kanë efekte të ndryshme tek kafshët dhe njerëzit. Dhe për momentin, ne po marrim sinjale të përziera për aftësinë e virusit për të shkaktuar sëmundje".

Por lajmi pozitiv është se analiza molekulare e virusit të derrit tregon se është i njëjti patogjen në gjithë botën, sipas Kethi Njuzul, e organizatës jofitimprurëse PATH, që merret me zhvillimin e vaksinave .

"Nuk po shohim një virus që transformohet. Po shikojmë të njëjtin virus të izoluar në Meksikë dhe zona të ndryshme të Shteteve të Bashkuara".

Zonja Njuzul thotë se meqenëse virusi nuk duket se po shndërrohet, duhet të jetë më e thjeshtë për të krijuar një vaksinë.

Ajo shton se Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve ja filluar të përgatisë variante të virusit që të dërgohen në kompanitë farmaceutike për të prodhuar vaksina.

Ekspertët thonë që sfida është tani të zbulohet sesi të shpërndahet vaksina e gripit të derrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve po punojnë me kompanitë farmaceutike për të prodhuar një vaksinë


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fillojnë bisedimet SHBA-Kubë (04.28.2009)
Roxana Saberi në grevë urie (04.25.2009)
SHBA: Ministri rus i Financave merr një fletëthirrje për paraqitje në gjykatë (04.25.2009)
Spanja kalon numrin katër milionësh dhe papaunësia arriti 17,36 për qind (04.24.2009)
SHBA shqetësim ndaj përparimit të Talebanit në Pakistan (04.24.2009)
Britani e Madhe: Kriza ekonomike rrit nivelin e kriminalitetit (04.23.2009)
Forcat irakiane arrestojnë drejtuesin e AL-Kaedës në Irak (04.23.2009)
Hillari Klinton: Regjimit të Fidel Kastros po i vjen fundi (04.22.2009)
Në një spanjë të privuar nga opozita, vetëm familjet dhe dy gazetarë i rezistojnë ende politikës zapateriane. Pio Moa shikon zi (04.22.2009)
Sot përurohet Biblioteka Digitale Botërore (04.21.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]