VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LONDRA DHE BERLINI RATIFIKOJNË PROTOKOLLIN E SHQIPËRISË ME NATO-n


E Premte, 12.19.2008, 03:27pm (GMT1)

19 Dhjetor 2008 - Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar mbylli procesin e Ratifikimit të Protokollit të Shqipërisë me NATO-n. Pas kalimit në komisionet parlamentare, u  bë edhe depozitimi i instrumentit, sipas ligjeve në fuqi. Mbretëria e Bashkuar është kështu vendi i pesëmbëdhjetë që ratifikon këtë proces, ritmet e së cilit tregojnë për mbështetjen që ndërkombëtarët po i japin reformave në Shqipëri.

Edhe Parlamenti Gjerman ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit në NATO për Shqipërinë, Në seancën e datës 18.12.2008 Bundesrat-i Gjerman miratoi ligjin mbi marrëveshjen në lidhje me protokollin të datës 9 korrik 2008 për Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut mbi anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë edhe Gjermania përmbyll procedurën parlamentare të ratifikimit.

Futja e Shqipërisë në NATO është një hap konkret që kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e Europës.(Voal-online)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.