VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shënim: Ideatori i politikës së jashtme me Lindjen e Mesme në postin e Ministrit të Jashtëm të Turqisë

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Shënim: Ideatori i politikës së jashtme me Lindjen e Mesme në postin e Ministrit të Jashtëm të Turqisë
E Hënë, 05.04.2009, 09:32am (GMT+1)

ATSH-Reuters/ - Emërimi i Ahmet Davutoglu në postin e ministrit të Jashtëm, në vend të Ali Babacan, përbën sinjalin më të qartë deri tani lidhur me përparësinë që Turqia i jep Lindjes së Mesme, ndoshta më shumë se çështjes së anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.
    Vetëm pak njerëz jashtë Turqisë dhe botës diplomatike mund të kenë dëgjuar apo njohur emrin e profesorit të qetë për Lindjen e Mesme, i cili është ideatori i politikës së riangazhimit të Ankarasë me fqinjët e saj dhe përmirësimit të stabilitetit në rajon. 
    Emërimi i tij ishte pjesë e riformatimit të pritshëm të kabinetit turk, pasi partia në pushtet AK pësoi në muajin mars goditjen më të rëndë që prej ardhjes në pushtet në vitin 2002, duke humbur zgjedhjet bashkiake kryesisht për shkak të masave të pamjaftueshme të qeverisë përballë krizës ekonomike.
    Sipas analistëve, çështja kryesore do të jetë nëse Davutoglu, një diplomat i respektuar por kontradiktor i cili ka shtrirë politikën e jashtme përtej fokusit tradicional të orientimit perëndimor të vendit të madh mysliman, do të ketë vullnetin dhe përkushtimin për të përshpejtuar bisedimet e anëtarësimit me BE-në.
    Kryeministri Tayyip Erdogan ruan një kontroll të rreptë lidhur me aspekte të ndryshme të qeverisjes, por prej kohësh Davutoglu ka një peshë të rëndësishme në politikën e jashtme, pasi prej shtatë vjetësh ka qenë këshilltari i kryeministrit për politikën e jashtme.
    Turqia filloi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me BE-në në vitin 2005, por progresi i këtij procesi që atëherë është frenuar kryesisht për shkak të ngurimit të Ankarasë në zgjidhjen e një sërë çështjesh të ndjeshme, përfshi edhe njohjen e autoriteteve qipriote grekë, dhe për shkak të kundërshtimit të disa vendeve të BE-së ndaj perspektivës së anëtarësimit të vendit mysliman.         
     Erdogan dhe partia e tij AK janë akuzuar nga elita laike e vendit, përfshi gjeneralët e ushtrisë dhe krerët e gjyqësorit, për zbatimin e një axhende të fshehtë islamike. Ndërkohë, qeveria dhe partia AK i hedhin poshtë këto akuza duke deklaruar se Turqia duhet të forcojë marrëdhëniet e saj me vendet e rajonit.
   
"Erdogani nuk Ã«shtë evropian. Është e qartë se ai ndjehet më mirë në një mjedis mysliman, por ndërkohë ai mund të adresojë edhe çështjet evropiane", deklaroi një ish-diplomat amerikan. "Ai ka një axhendë pragmatiste për të ruajtur pushtetin".
    Lindja e Mesme është gjithashtu prioritet edhe për fuqitë e mëdha dhe duke u nisur nga fakti që BE-ja po përballet me krizën ekonomike dhe vështirësi në pranimin e anëtarëve të rinj, analistët besojnë se Turqia po vepron në mënyrë shumë të zgjuar.
    Kohët e fundit, Turqia ka konsoliduar gjithashtu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vizitës së rëndësishme të presidentit Barack Obama muajin e kaluar.
    Turqia, vend mysliman por zyrtarisht një demokraci laike, zë një pozicion unik për shkak të marrëdhënieve të ngushta me vende si Irani, Izraeli dhe Pakistani.
    Lindja e Mesme lidhet me Turqinë për shkak të marrëdhënieve të fuqishme historike dhe kulturore dhe për shekuj me radhë ka qenë e kontrolluar nga perandoria Otomane. Sipas kritikëve, Turqia synon të fitojë sërish rolin e perandorisë së saj të vjetër.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hamid Karzai kandidohet për mandat të ri (05.04.2009)
Presidenti Obama paraqet hapat për të frenuar virusin H1N1 (05.03.2009)
Ban Ki Muni i kritikon sulmet ndaj gazetarëve (05.02.2009)
Komploti në bazën ushtarake të Fort Diksit (04.30.2009)
Shkencëtarët përpiqen ta zbulojnë vaksinën për gripin e derrit (04.29.2009)
Fillojnë bisedimet SHBA-Kubë (04.28.2009)
Roxana Saberi në grevë urie (04.25.2009)
SHBA: Ministri rus i Financave merr një fletëthirrje për paraqitje në gjykatë (04.25.2009)
Spanja kalon numrin katër milionësh dhe papaunësia arriti 17,36 për qind (04.24.2009)
SHBA shqetësim ndaj përparimit të Talebanit në Pakistan (04.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]