VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

The Boston Globe mund të mbyllet
E Hënë, 05.04.2009, 11:31am (GMT1)

Voal-online Një tjetër e përditshme e famshme amerikane rrezikon të jetë viktimë e krizës: është fjala për The Boston Globe, e cila mund të mbyllet nëse nuk gjendet një marrëveshje me sindikatat për të kryer shkurtime të ndjeshme. Afati I bisedimeve ka kaluar në mesnatë, por vazhdojnë bisedimet.

Shoqëria që kontrollon të përditshmen e Bostonit e njëjta që ka në pronësi The New York Times ua ka bërë të njohur autoriteteve federale planin e mbylljes së gazetës. Shkurtimi i shpenzimeve të preventivuara që të mbahet gjallë një pjesë e historisë së gazetarisë amerikane gazeta është në jetë prej 137 vjetësh është 20 milionë dollarë.

The Boston Globe do të mbyllte kështu veprimtarinë me një humbje 85 milionë dollarë. Dhe The New York Times Co. nuk ka ndërmend të rrijë indiferente: dokumentacioni për të kryer procedurën e mbylljes është gati dhe të do të dërgohet nëse sindikatat nuk e nënshkruajnë marrëveshjen për shkurtimin e shpenzimeve. The New York Times e ka blerë The Boston Globe më 1993 duke paguar një shifër rreth 1,1 miliardë dollarë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.