VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rënia e Murit të Berlinit: Merkel nderon Evropën Lindore
E Hënë, 05.04.2009, 05:57pm (GMT1)

ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel falenderoi sot "popujt e Evropës Lindore" pa të cilët rënia e Murit të Berlinit, 20-vjetorin e të cilit Gjermania do ta festojë në nëntor, nuk do të kishte qenë e mundur. 
     "Ne falenderojmë popujt e Evropës Lindore që u çliruan në mënyrë paqësore nga zgjedha e diktaturës sovjetike dhe e hapën Perden e Hekurt", tha kancelarja konservatore me rastin  e një manifestimi të partisë së saj CDU, që feston 60-vjetorin e Ligjit Themelor, Kushteturës dhe 20 vjetët e rrëzimit të Murit të Berlinit. 
     "Ne falenderojmë pilotët amerikanë dhe punonjësit polakë të kantiereve detare, nëse do të  citojmë vetëm dy grupe", shtoi Angela Merkel, në një aludim ndaj urës ajrore që mundësoi furnizimin e Berlinit perëndimor gjatë bllokadës sovjetike dhe kantieret detare të Gdanskut, ku nën drejtimin e  Lech Walesas u krijua sindikata e parë e lirë e bllokut komunist.  
     "Nëse ata nuk do të kishin rrezikuar jetët e tyre, ne nuk do të mund të ishim mbledhur këtu", vijoi ajo. 
     "Ne po festojmë një lumturi historike", lidhur me këtë përvjetor. Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania  rrethohet nga "fqinj të lirë". 


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.