VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Presidenti Obama pritet të përmirësojë marrëdhëniet me botën myslimane

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 12:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Presidenti Obama pritet të përmirësojë marrëdhëniet me botën myslimane
E Martë, 05.05.2009, 02:09pm (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Edhe para inaugurimit në muajin janar, Barak Obama, u shpreh se do të vendoste marrëdhënie të reja me botën myslimane, bazuar në interesat dhe respektin reciprok. Që kur mori detyrën e presidentit, vendimet që ai ka marrë, si mbyllja e Qendrës së Ndalimit në Guantanamo brenda një viti dhe ndalimi i teknikave të ashpëra të hetimit ndaj të ndaluarave, janë mirëpritur nga bota myslimane.Por analistët thonë se përmirësimi i këtyre marrëdhënieve mund të varet në aftësinë e Presidentit për arritjen e një marrëveshje paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve.Ashtu siç premtoi, zoti Obama iu drejtua botës myslimane në fillim të presidencës së tij. Ai foli në parlamentin e Turqisë në muajin prill.  "Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në luftë me Islamin", - tha ai. Ky fjalim u vlerësua, se pati një ton shumë të ndryshëm nga ai i administratës Bush. Por disa amerikanë myslimanë janë skeptikë, nëse do të ketë me të vërtetë ndonjë ndryshim. Ibrahim Huper është drejtor i komunikimit në Qendrën e Marrëdhënieve Amerikano-Islamike. "Retorika është e mirë por ne presim veprime, si në nivelin ndërkombëtar, ashtu edhe atë kombëtar, për të bërë ndryshime reale në politikë, që do të kishin ndikim të dukshëm në jetën e myslimanëve amerikanë dhe myslimanëve në gjithë botën", - tha ai.

Në 100 ditët e tij të para në detyrë, presidenti ka vënë në zbatim politika që prekin drejtpërdrejt botën myslimane.

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për mbylljen e burgut Guantanamo brenda një viti dhe ndaloi përdorimin e teknikave të ashpëra të hetimit.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se është e gatshme të zhvillojë bisedime me Iranin për programin e tij bërthamor, një ndryshim i qartë ky me politikën e administratës Bush.

Lidhur me Irakun, presidenti ka thënë se do të respektojë premtimet e tij për t'u dhënë fund operacioneve luftarake deri në fund të vitit tjetër. Ai po ndryshon edhe fokusin e operacioneve, duke i përqendruar ato në Afganistan, duke dërguar përforcime për trupat amerikane atje.

Por prova përfundimtare e Presidentit Obama për myslimanët mund të jetë konflikti izraelito-palestinez. Presidenti është parë sikur anon nga Izraeli dhe se nuk është angazhuar shumë në procesin e paqes. Emërimi i George Mitchell-it si i dërguar i posaçëm në Lindjen e Mesme u mirëprit me rezerva nga bota arabe.

Por disa thonë se shanset për arritjen e një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga amerikanët varet nëse administrata Obama është e predispozuar të braktisë qendrimin e zotit Bush ndaj Hamasit që qeveris Rripin e Gazës. Xhon Esposito, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve islamike në Universitetin "Georgetown" argumenton:

"Në qoftë se dikush anashkalon Hamasin për të favorizuar Presidentin Mahmud Abaz, kjo do të linte përshtypjen e një standardi të dyfishtë, që do të thoshte se ne nuk njohim zgjedhjet demokratike, por njohim vetëm atë qeveri që ne miratojmë. Shpresoj që Obama të mos ndjekë këtë rrugë", - tha ai.

Izraeli refuzon të merret me Hamasin, sepse ky grup nuk e njeh shtetin hebre dhe nuk e ka dënuar dhunën. 

Kohët e fundit, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, u shpreh për mundësinë e një qeverie uniteti, që do të përfshinte edhe Hamasin, një argument që zemëroi shumë ligjvënës amerikanë pro-izraelitë.

Shtëpia e Bardhë ka ftuar udhëheqësit izraelitë, palestinezë dhe egjiptianë për bisedime. Aftësia e administratës për t'i ndihmuar palët në arritjen e një zgjidhjeje me dy shtetet ka të ngjarë ta përmirësojë pozitën e Amerikës në botën myslimane



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Rënia e Murit të Berlinit: Merkel nderon Evropën Lindore (05.04.2009)
The Boston Globe mund të mbyllet (05.04.2009)
Shënim: Ideatori i politikës së jashtme me Lindjen e Mesme në postin e Ministrit të Jashtëm të Turqisë (05.04.2009)
Hamid Karzai kandidohet për mandat të ri (05.04.2009)
Presidenti Obama paraqet hapat për të frenuar virusin H1N1 (05.03.2009)
Ban Ki Muni i kritikon sulmet ndaj gazetarëve (05.02.2009)
Komploti në bazën ushtarake të Fort Diksit (04.30.2009)
Shkencëtarët përpiqen ta zbulojnë vaksinën për gripin e derrit (04.29.2009)
Fillojnë bisedimet SHBA-Kubë (04.28.2009)
Roxana Saberi në grevë urie (04.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]