VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Angela Merkel viziton ish burgun e STAS-it për 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit


E Martë, 05.05.2009, 05:29pm (GMT1)

ATSH-AFP/ - Njëzet vjet pas rënies së Murit të Berlinit, kancelarja gjermane, Angela Merkel është e para kryeministre gjermane që viziton ish-burgun berlinez të STASI-t, policia sekrete e Gjermanisë Lindore. 
     Duke sjellë ndërmend një kapitull të errët të historisë së Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ), Merkel u shpreh shumë e prekur nga kjo vizitë pasi, sipas saj, ''duket qartë se me çfarë brutaliteti janë trajtuar njerëzit''. 
     "Është e rëndësishme që ky kapitull i historisë së diktaturës në kohën e Republikës Demokratike të Gjermanisë të mos maskohet dhe të mos harrohet'', shtoi kancelarja, ndërkohë që Gjermania po bëhet gati të kujtojë në muajin nëntor 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.
     Drejtori i kësaj qendre, Hubertus Knabe nënvizoi se kjo vizitë ishte një gjest i rëndësishëm i kancelares pasi asnjë kryeministër nuk ka vizituar deri më sot ish-burgun e Hohenschonhausenit, lagje në verilindje të Berlinit. 
     E shoqëruar nga ish-të burgosur, Angela Merkel, e cila ka jetuar në kohën e Republikës Demokratike të Gjermanisë, vizitoi qelitë e burgut dhe vendosi një buqetë para monumentit të viktimave të tiranisë komuniste


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.