VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Abdullah II papës: Të hapet një dialog i ri mes të krishterëve dhe myslimanëve
E Premte, 05.08.2009, 05:39pm (GMT1)

ATSH-AFP/ - Mbreti Abdallah II i Jordanisë i bëri thirrje sot papës Benedikti XVI që ndodhet për vizitë në Lindjen e Mesme të hapë një dialog të ri mes kristianëve dhe myslimanëve dhe të lehtësojë një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez.  Në një fjalim gjatë ceremonisë së pritjes së papës në aeroportin ndërkombëtar të Amanit, etapa e parë e vizitës tetëditore të Benediktit XVI në Tokën e Shenjtë, mbreti deklaroi: "sot, së bashku ne duhet të përsërisim angazhimin tonë për respektim reciprok. Këtu, tani, ne duhet të krijojmë një dialog të ri global, mirëkuptim dhe vullnet të mirë".  Mbreti uron që ky dialog "të mund të sjellë një kontribut të rëndësishëm në Tokën e Shenjtë..., ku ne duhet së bashku të heqim hijen e konfliktit, përmes një zgjidhjeje të negociuar që përmbush të drejtën e palestinezëve për liri dhe të drejtën e izraelitëve për siguri". 
Jordania është i vetmi vend arab që së bashku me Egjiptin ka nënshkruar një traktat paqeje me Izraelin.  
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.