VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nobelistja e Paqes Aung San Su Kyi e sëmurë rëndë
E Shtunë, 05.09.2009, 09:22am (GMT1)

Voal-online Alarm për shëndetin e Aung San Suu Kyi. Zëdhënësi i opozitës në Birmani ka bërë të ditur se Nobelistja e Paqes është e sëmurë rëndë, nuk ha, ka tenstion të ulët dhe është e dehidruar. Të nesërmen e një vizite që 63-vjeçarja pati nga Lidhja Kombëtare për Demokraci, Nyan Win ka shpjeguar se Aung San Suu Kyi ushqehet me serum. "Jemi shumë të shqetësuar për gjendjen e saj," ka shtuar. Zëdhënësja ka thënë edhe se të enjten është arrestuar mjeku personal i nobelistes, Tin Myo Win, i cili ndodhej në banesën ku Aung San Suu Kyi është në arrest shtëpiak. Burimet zyrtare thonë se mjekut i ishte lejuar të hynte në banesën e të sëmurës pasi kishte pritur disa orë në oborr. Të mërkurën autoritetet e Mainamarit kishin arrestuar një qytetar amerikan që kishte arritur me not të hynte në banesën e Nobelistes së Paqes, duke shmangur rojat që e rrethojnë banesën e saj edhe nga ana ujore. Amerikani kishte qëndruar dy ditë në shtëpinë e Aung San Suu Kyi, pastaj, tek po largohej është vënë re dhe është arrestuar. Lajmi bëri një bujë të madhe në të gjitha mediat botërore. Aung San Suu Kyi i ka kaluar në arrest shtëpiak pjesën më të madhe të 19 viteve të fundit. Jeton me dy ndihmësa dhe është e autorizuar të presë vizita vetëm nga mjeku personal dhe nga avokati.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.