VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mjekët çekë zbuluan vaksinën kundër kancerit
E Shtunë, 05.09.2009, 03:56pm (GMT1)

Evropa e Lirë - Ekipi i mjekëve në spitalin çek "Motol" ka arritur të zbulojë vaksinën, e cila për dallim nga barnat e deritashme, arrinë të dallojë qelizat kanceroze , duke i sulmuar dhe shkatërruar ato, apo duke i bërë të pa afta për të përparuar më tej. Udhëheqësja e ekipit novator, pof. dr Jirina Bartnjukova, një nga imunoilogët më të njohur botëror, ka thënë se vaksina e zbuluar shkatërron qelizat kanceroze, ose të paktën i pa aftëson për t'u zhvilluar në trupin e njeriut. Testimin e parë të vaksinës ekipi i mjekëve nga Praga e ka bërë me sukses para një viti në rastin e një kolegut të tyre, i sëmurë nga kanceri në prostatë. Shkencëtarët mjekësorë çekë në këtë proces nuk kanë bërë hulumtime për gjetjen e ilaçit për shërimin e kancerit, por përpjekjet e tyre i kanë fokusuar në gjetjen e vaksinës, e cila e ndalë karcinomën që të mos jetë e rrezikshme për jetën. Ky zbulim u ka hapur rrugë shekncëtarëve çekë për konkludime të mëtejme klinike të parapara më ligj. Mjekët janë të bindur se hulumtimet e ardhshme do të vërtetojnë edhe formalisht vlerën e këtij zbulimi mjekësor.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.