VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Lidhja Arabe mirëpret vizitën e presidentit Obama në Egjipt E Djelë, 05.10.2009, 09:59am (GMT1) Zëri i Amerikës - Lidhja Arabe thotë se mirëpret vizitën e presidentit amerikan Barak Obama muajin e ardhshëm në Egjipt, ku ai do të mbajë një fjalim para botës myslimane. Edhe Egjipti e mirëpriti lajmin për vizitën e ardhshme të presidentit amerikan. Ish ministri i Jashtëm Esmat Abdel Meguid e vlerësoi zotin Obama për përpjekjet e tij në krijimin e lidhjeve më të forta me botën arabe. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs e njoftoi vizitën dje. Ai tha se fjalimi i presidentit do t'i drejtohet komunitetit mysliman global, dhe se audienca e synuar do të jetë më e gjerë sesa vetëm udhëheqja e vendit ku do të mbahet fjalimi. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |