VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shengeni vë Zvicrën në vështirësi
E Djelë, 12.21.2008, 10:34am (GMT1)

Shengeni vë ambasadat dhe konsullatat zvicerane në vështirësi

 

21 dhjetor (Voal-online) - Gazeta Berner Zeitung shkruan se hyrja, prej 12 dhjetorit tashmë, e vizës Shengen (Schengen) për Zvicrën iu ka krijuar probleme teknike jo të pakta ambasadave dhe konsullatave zvicerane. Në prag të festave të fundvitit, si Kërshëndellat dhe Viti i Ri, shumë të huaj po detyrohen nga ky shkak të heqin dorë nga pushimet në Zvicër, e njohur si një nga burimet më tërheqëse për pushime dimërore.

Shqetësimin e ngritur nga e përditshmja berneze e ka pohuar edhe një zëdhënës i Departamentit të Punëve të Jashtme, i cili, megjithatë, nuk është në gjendje të japë ndonjë raport të përafërt për numrin e personave që këto ditë nuk po arrijnë të marrin vizë për në Zvicër.

Zyrtari ndërkohë sqaron se selitë diplomatike zvicerane në vendet në zhvillim janë përballur me lidhje të këqija në Internet. Kjo ua ka vështirësuar atyre transerfimet e të dhënave midis dy sistemeve.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.