VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shtypi amerikan: Al Kajda po forcohet në Pakistan
E Hënë, 05.11.2009, 10:27am (GMT1)

ATSH-AFP/ - Rrjeti terrorist i al-Kaidës po konsolidon praninë dhe influencën e tij në Pakistan, mësohet nga zyrtarë të zbulimit pakistanez dhe amerikan, të cituar dje në mbrëmje nga "New York Times" në faqen e saj të internetit.
Një provë e këtij procesi jepet me shpërthimin e fuqishëm më 19 prill të një kamioni të parkuar në një kamp të al-Kaidës në zonën fisnore në Waziristani Jugor që u godit nga një raketë e CIA-s.
Sipas zyrtarëve amerikanë, automjetet përmbanin eksploziv shumë të fuqishëm, që do të përdorej si bombë dhe që mund të shkaktonte më tepër dëme se sa sulmi kundër hotelit Marriot në shtator në Islamabad, që shkaktoi më tepër se 50 të vdekur.
Po sipas këtyre zyrtarëve, të cituar nga gazeta, përparimi së fundmi i talebanëve në Swat dhe Buner, më afër Islamabadit se disa zona fisnore, ka favorizuar rekrutimin e luftëtarëve të rinj nga al-Kaida
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.