VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Irani shkurton dënimin, së shpejti gazetarja Roksana Saberi do të jetë e lirë


E Hënë, 05.11.2009, 12:06pm (GMT1)

Voal-online Agjencitë botërore të lajmeve njoftojnë se, ashtu siç pritej tashmë, në shkallën e gjykimit në apel është reduktuar vuajtja e dënimit të gazetares iranoamerikane Roxana Saberi, e akuzuar për spiunazh në favor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e kanë publikuar menjëherë një mori e mediave botërore, të cilat e kanë ndjekur me vëmendje zhvillimin rreth këtij rasti gjatë gjithë kohës. Avokati i zonjës Saberi ka bërë të ditur se së shpejti klientja e tij do të jetë e lirë. Në shkallën e parë të gjykimit, gazetarja Roxana Saberi ishte dënuar me tetë vjet vuajtje dënimi në burg.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.