VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Roksana Saberi lirohet
E Hënë, 05.11.2009, 03:19pm (GMT1)


Voal-online Është liruar
Roxana Saberi, gazetarja iranianoamerikane akuzuar nga autoritet e Teheranit për spiunazh në favor të SHBA. Në shkallën e parë ishte dënuar tetë vjet burg. Apeli ia ka reduktuar në dy vjet me kusht. Pak orë më vonë reporterja është rikthyer në liri. Vendimi i apelit arsyetohet ngaqë SHBA nuk është një vend "jo armiqësor". Abdolsamad Khoramshahi, një prej avokatëve të Saberit, ka shpjeguar se në shkallën e parë ishte dënuar për "bashkëpunim me një shtet armiqësor", në bazë të nenit 408 të kodit penal. "Vendimi i shkallës së parë - ka thënë sot Salahe Nibakht, avokati tjetër i gazetares - është anulluar me argumentimin se SHBA nuk janë shtet armiqësor ndaj Iranit." Dy vjet me kusht dhënë në apel janë minimumi për fajin e "mbledhjes së dokumenteve sekrete". Saberi, arrestuar në Teheran më 31 janar fillimisht u akuzua për mbajtje pijesh alkoolike, qe dënuar me tetë vjet burg më 13 prill. Dënimi kishte shkaktuar habitje në mbarë botën dhe thirrjet për lirimin e saj kanë qenë të panumërta. Më 21 prill Saberi filloi grevën e urisë duke thënë se dënimi ishte mbi bazën e rrëfimeve të rreme sipas premtimit të hetuesve për lirim të menjëhershëm. Gazetarja qëndroi dy javë pa ngrënë. Trysnia ndërkombëtare ka ndikuar në vendimin e apelit. Pak ditë pas dënimit në shkallën e parë presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad dhe përgjgejësi i sistemit të drejtësisë ayatollah Mahmoud Hacemi Shahroudi, kishin kërkuar nga gjykata revolucionare të kenë vëmendjen maksimale në apel. Dhe gjyqtarët kanë dëgjuar. Gjykimi në apel zgjati më shumë se tri orë, ndërsa ai në shkallën e parë vetëm 60 minuta. Rasti Saberi ndodhi kur administrata Barak Obama ka dhënë sinjale hapjeje me Iranin dhe kur duket e mundur rihapja e dialogut të ndërprerë nga revolucioni iranian më1979.

Roxana Saberi, 32 vjeçe, është lindur e rritur në SHBA. Ka edhe shtetësi iraniane, sepse babai është iranian i emigruar në SHBA. Nga Teherani ka bashkëpunuar me media të ndryshme deri më 2006, kur autoritet ia morën dokumentin e gazetares. Pas tre muajsh në burg, Saberi lirohet, mbetet të shihet a mund të qëndrojë në Iran.
www.voal-online


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.