VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zbulohen në Bari zëdhënësit e Al Kajdës, në shenjë edhe aeroporti i Parisit
E Martë, 05.12.2009, 08:28am (GMT1)

Voal-online Janë pikasur në Bari, siç bën të ditur ANSA, dy zëdhënës evropianë të Al Kajdës, të cilët përgatitnin edhe një atentat kundër aeroportit të Parisit. Ata përhapnin nëpërmjet një websajti në internet video dhe mesazhe të natyrës terroriste dhe janë akuzuar për bashkëpunim në krim të përcaktuar si terrorizëm ndërkombëtar. Sipas hetuesve, ata do të kishin edhe armë shpërthyes dhe donin të goditnin edhe aeroportin Charles De Gaulle në Paris.

Bassam Ayachi e Raphael Gendron, 62 e 33 vjeç, banues në Belgjikë, qenë arrestuar nëntorin e shkuar për favorizim të emigracionit klandestin. Pikërisht nga ky arrestim zunë fill hetimet e policisë që çuan në akuzat e sotme. Përveç projektimit të atentateve terroriste në Francë, sidomos në aeroportin Charles De Gaulle të Parisit dhe në Britaninë e Madhe, ata kishin rekrutuar edhe terroristë për të bërë akte vetëtvrasëse në Irak e Afganistan.

Bassam Ayachi, 62 vjeç, sipas hetuesve, ishte një sheik që merrej në konvertimin për llogari të Al Kajdës. Raphael Gendron, 33 vjeç, ishte inxhinier informatik i konvertuar veçanërisht i specializuar në propagandën në web.

Uebsajti që merrej me propagandë dhe përhapje komunikatash e të dhënash ishte "ribaat.org", që në gjuhën arabe do të thotë "post i përparuar". Hetuesi kanë analizuar përmbajtjen e shumë dokumenteve të shkruara dhe në faile në pendrive, cd-rom e dvd fshehur në kamperin me të cilin të dy francezët udhëtonin.

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.