VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E ardhmja e gazetarisë në Shtetet e Bashkuara

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
E ardhmja e gazetarisë në Shtetet e Bashkuara
E Mërkurë, 05.13.2009, 09:25am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Një numër gazetash të mëdha amerikane po falimentojnë ose po mbyllen si rrjedhojë e ndryshimeve dramatike në peisazhin e medias pas daljes së Internetit. Disa ligjvënës amerikanë janë të shqetësuar rreth ndikimit që falimentimi i gazetave mund të ketë në informimin e elektoratit gjë që është aq e rëndësishme për demokracinë amerikane.

Ata po studiojnë mundësinë e masave legjislative që mund të merren për të shpëtuar gazetat. Por përkrahësit e medias së re argumentojnë se gazetaria nuk ka qenë ndonjëherë kaq e gjallë sa është sot.

Disa gazeta të mëdha amerikane janë goditur rëndë nga një fenomen i ri: lexuesit po i marrin gjinjë e më shumë lajmet nga Interneti dhe si pasojë, të ardhurat e gazetave nga reklamat kanë rënë ndjeshëm.

Që nga fillimi i këtij viti, gazeta 150-vjeçare e Denverit në Kolorado, Rocky Mountain News, është detyruar të mbyllet ndërsa gazeta 146-vjeçare e Siatllit në shtetin Uashington, pezulloi botimin e shtypur dhe del vetëm në Internet. Kompani të tjera të medias si ajo që ka në pronësi gazetat Chicago Tribune dhe Los Angeles Times, kanë paraqitur kërkesën për mbrojtje nga falimentimi.

Gjendja e mjeruar e industrisë së gazetave ka ngjallur shqetësime te politikanët e Uashingtonit, duke përfshirë Presidentin Barak Obama. Në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë që u mbajt të shtunën në Uashington, presidenti vuri në dukje ndikimin që kanë mbi gazetarinë ndryshimet e mëdha në teknologjinë e komunikimit.

"E di se çdo gazetë dhe çdo mjet tjetër komunikimi po lufton për t'ju përgjigjur këtyre ndryshimeve madje disa prej tyre po përpiqen që thjesht të qendrojnë më këmbë. Por është gjithashtu e vërtetë se suksesi juaj si industri është, në fund të fundit, me rëndësi të jashtëzakonshme për suksesin e demokracisë sonë."

Në Kapitol, senatori demokrat i shtetit Masaçusets, Xhon Kerri, kryesoi ditët e fundit për këtë qëllim një seancë me pyetje-përgjigje në një nënkomision të senatit.  

"Sot, është me vend të thuhet se gazetat i ngjajnë një specjeje të rrezikuar."

Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë mundësinë e miratimit të ligjeve për të garantuar mbijetesën e industrisë së gazetave.

Senatori demokrat i shtetit Merilend, Ben Kardin, propozoi që gazetat të operojnë si organizata pa përfitim, gjë që do t'i kualifikonte ato për shkurtime taksash po ashtu si organizatat bamirëse apo kishat. 

"Ne duhet t'i shpëtojmë gazetat si dhe gazetarinë investiguese që prodhojnë ato." 

Por përfaqësues të mediave që botohen në Internet tonë se shqetësimet për gjendjen e gazetarisë janë të zmadhuara.

Ja ç'thotë Ariana Hafington, kryeredaktore e faqes Huffington Post, që boton lajme në internet.

"Megjithë lajmet e këqia për gjendjen e industrisë së gazetave, në fakt ne jetojmë sot në epokën e artë për konsumatorët e lajmeve të cilët mundet që me anë të internetit dhe të motorëve të kërkimit në internet, të lexojnë shkrimet më të mira kudo në botë, madje të komentojnë, të shkëmbejnë mendime dhe të formojnë komunitete lexuesish. Gazetaria luan një rol të domosdoshëm në demokracinë tonë por ka rëndësi të kujtojmë se e ardhmja e gazetarisë nuk varet nga e ardhmja e gazetave." 

Marisa Maier, nënpëresidente e motorit të kërkimit në Internet, Google, thotë se firma e saj ndihmon në shtimin e lexuesve të gazetave.

"Google News dhe Google search janë një shërbim me vlerë dhe falas që ne i bëjmë gazetave në Internet, sepse ne i dërgojmë lexuesit e interesuar direkt te këto gazeta me ritme që i kalojnë 1 miliard klikime në muaj."

Por Google nuk u paguan asgjë gazetave për linket e artikujve që kjo firmë ve në faqen e saj të Internetit.

Ndërkohë, disa botues gazetash po u bëjnë thirrje ligjvënësve të rishikojnë ligjet amerikane të antimonopol që të lejojnë gazetat të grupohen dhe të kërkojnë një pjesë më të madhe nga të ardhurat që nxjerrin ata të cilët botojnë lajme në Internet.

Senatori Kerri premtoi se do të mbajë së shpejti seanca të tjera dëgjimi lidhur me të ardhmen e industrisë së gazetave.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Përurohet Ivanov, mungojnë Bullgaria, Greqia dhe Kosova (05.12.2009)
Presidenti Barak Obama përshënder lirimin e Roksana Saberit (05.12.2009)
Zbulohen në Bari zëdhënësit e Al Kajdës, në shenjë edhe aeroporti i Parisit (05.12.2009)
Roksana Saberi lirohet (05.11.2009)
Irani shkurton dënimin, së shpejti gazetarja Roksana Saberi do të jetë e lirë (05.11.2009)
Shtypi amerikan: Al Kajda po forcohet në Pakistan (05.11.2009)
Papa Benedikt: Manipulimi i fesë ka rritur tensionet në botë (05.10.2009)
Lidhja Arabe mirëpret vizitën e presidentit Obama në Egjipt (05.10.2009)
Mafia mund të investojë mbi 100 miliardë dollarë në vit (05.09.2009)
Mjekët çekë zbuluan vaksinën kundër kancerit (05.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]