VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Papa e cilëson murin e Izraelit simbol të një rruge pa krye
E Mërkurë, 05.13.2009, 08:27pm (GMT1)

Papa Benedikti XVI qëndroi sot pranë murit që po ndërton Izraeli përreth Bregut Perëndimor dhe e quajti simbol të "rrugës pa krye" mes Izraelit dhe palestinezëve, duke u kërkuar të dy palëve të ndërpresin "spiralen e dhunës".  
"E ngritur kështu sipër nesh, ndërsa jemi mbledhur këtu këtë pasdite, ajo është një kujtesë e zymtë e rrugës pa krye të marrëdhënieve mes izraelitëve dhe palestinezëve që duket se kanë mbërritur tek muri", tha ai në një fjalim në një kamp refugjatësh në Betlehem, vendlindja e Jezu Krishtit.
"Të lutemi me zell për dhënien fund të armiqësive që shkaktuan ngritjen e këtij muri", tha ai. (ATSH-Reuters)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.