VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Amerika, Arabia Saudite dhe roli i saj në Lindjen e Mesme E Djelë, 05.31.2009, 07:49am (GMT1)
Presidenti Obama dhe Mbreti Abdullah në Londër
Vetëm një ditë para se të vizitojë Kairon, Presidenti Barak Obama do të shkojë më 3 qershor në Arabinë Saudite ku do të takohet me mbretin Abdullah. Shumë vëzhgues sauditë po shprehin hamendje të ndryshme për temat që dy udhëheqësit do të diskutojnë. Si mbrojtës i vendeve të shenjta islame dhe si autor i planit arab për paqe të vitit 2002, Mbreti Abdullah ka një ndikim të madh në botën islame. Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Arabinë Saudite zenë fill që nga themelimi i Mbretërisë Saudite në vitet 1930 dhe ato u forcuan me zbulimin e naftës nga një kompani amerikane disa vite më pas. "Arabia Saudite është një lojtar kryesor në çështjet e Gjirit, të sigurisë së Gjirit, naftës dhe tensioneve me Iranin, kështu që jam i sigurt se do të ketë mjaft gjëra për të biseduar... Arabia Saudite është vendi që solli në tryezë nismën për paqe të vitit 2002 dhe është aktore kryesore në procesin arabo-izraelit të paqes. Po ashtu, ajo është një lojtare kryesore në krizën ekonomike globale nëpër të cilën po kalon Amerika." Botuesi i gazetës së përditshme saudite në gjuhën angleze, Khaled al-Maeena, mendon se Arabia Saudite dëshiron t'i thotë disa gjëra zotit Obama: "Gjëja e parë që Arabia Saudite dëshiron ti tregojë zotit Obama është se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë politika të paanshme dhe një qendrim të qartë për çështjen e Lindjes së Mesme dhe kjo përfshin të gjithë Lindjen e Mesme, Palestinën dhe më pas Gjirin e deri tek Pakistani." Arabia Saudite ka kohë që shihet si kundërpeshë politike e Iranit në rajonin e Gjirit dhe falë marrëdhënieve të saj në Lindjen e Mesme ajo ka aftësinë për të zbutur konfliktet e ndryshme rajonale. /ZA www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |