VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Çmimi Gibran për nxitjen e mirëkuptimit mes kulturave
E Djelë, 05.31.2009, 02:49pm (GMT1)

 

 

Qysh nga viti 1999, Fondacioni i Institutit Arabo-Amerikan me seli në Uashington ka nderuar grupe dhe individë që punojnë për të nxitur kuptimin ndërmjet kulturave me një çmim të emëruar për nder të poetit dhe filozofit Khalil Gibran. Libano-amerikani njihet ndoshta më mirë për koleksionin e poemave në vitin 1923 të titulluar The Prophet. Por ai kujtohet gjithashtu për dashurinë e tij ndaj njerëzimit, pasionin e tij për barazi dhe aftësitë e tij për bashkimin e Lindjes me Perëndimin. Fituesit e çmimeve Gibran këtë vit, si edhe në të kaluarën, mishëruan idealet e poetit.

Një statuje e Khalil Gibranit dhe një park i vogël në Washington nderojnë poetin. Çmimet e Shpirtit Humanitar të Kalil Gibranit nderojnë ata që ndajnë vizionin e tij të vëllazërisë. Michael Kaisir, presidenti i qendrës Kennedy mori çmimin për organizimin e një festivali për kulturën dhe artin arab.

"Të them të drejtën, amerikanët dinë shumë pak për arabët. Ne lexojmë vetëm për politikën dhe naftën por jo për njerëzit në këto vende dhe kjo është ajo që donim të komunikonim në festival".

Festivali ishte kulminacioni i katër vjet përpjekjesh për të sjellë artistë arabë dhe talentet e tyre në skenën amerikane dhe për të demonstruar vlerat e përbashkëta. Ligjvënësit amerikan Keith Ellison, mysliman, iu dha çmimi Gibran për angazhimin ndërkombëtar tek Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmat dhe Punën, për përpjekjet e tij humanitare veçanërisht në Rripin e Gazës.

 

Për gjashtë vjet organizata ka dhënë ndihma emergjence, për arsim dhe shëndetësi për më shumë se 4 presje 6 milion refugjatë në Rripin e Gazës, Bregun Perendimor, Jordani, Liban dhe Siri.

"Shpresoj që mund të frymëzohemi dhe të inkurajohemi nga mesazhi i tyre dhe të ndajmë me ta angazhimin për të rivendosur dinjitetin e popullit palestinez dhe të përmbushim shpresat e të gjithë atyre që kërkojnë drejtësi dhe paqe në Lindjen e Mesme".

Karen Abu Zayed, komisionere e agjencisë së OKB-së për Ndihmat pranoi çmimin në emër të saj.

"Jam krenare të them se pasioni për të shërbyer, që është demonstruar së fundmi gjatë konfliktit në Gaza ka qënë një arritje për organizatën. Për sa kohë që shërbimi ynë kërkohet, ai pasion do të vazhdojë të jetë pjesë e misionit tonë".

Me çmimin Gibran u nderua gjithashtu Instituti Marshall i Trashëgimisë. Fokusi i tij tani është edukimi i njerëzve për të pastruar minat tokësore duke përdorur qen të stërvitur. Ish këshilltari i sigurisë kombëtare Anthony Lake drejton institutin dhe pranoi çmimin në emër të tij.

"Nuk ke jetë normale në se jeton në një fshat të rrethuar nga minat, kështu që duke i hequr ato, njerëzit në fshatra mund të jetojnë në paqe. Prandaj jam kaq entuziast rreth këtij programi dhe kjo është arsyeja që besoj në shpirtin e Gibranit".

Instituti ka dhuruar më shumë se 100 qen për pastrimin e minave në mbarë botën.Në Sarajevë, pas konfliktit në Bosnje, ata pastruan mijëra mina. Që nga viti 2004, çmimi për shërbimin publik është dhënë në kujtim të Najeeb Halaby-it, babait të Mretëreshën Noor të Jordanisë. Mbretëresha Noor i dha çmimin këtë vit Dr. Elias A. Zerhuni-t, një studiues i njohur në radiologji. Ai ishte drejtor i Instituteve Kombëtare të Shëndetit nga viti 2002 në 2008.

"Jam shumë i angazhuar për shëndetin global dhe për qasjen e barabartë ndaj shërbimit shëndetësor në mbarë botën dhe jo vetëm për pak njerëz".

 

Presidenti Obama dërgoi këshilltaren e lartë të Shtëpisë së Bardhë Valerie Jarrett me një mesazh për arabo-amerikanët. Fjalët e saj reflektojnëato që ka shkruar Gibrani në poezitë e tij.

"Ne do të ndërtojmë një Amerikë që u ofron vend të barabartë arabo-amerikanëve dhe të gjithë atyre që jetojnë me bekimin e lirisë, ndërkohë që përmbushin detyrimet e tyre ndaj këtij vendiqë ne të gjithë e duam". 

Fjalët e saj pasqyrojnë idealin e Gibranit të shprehur në shkrimet e tij: "Këtu jam unë, një i ri, një pemë e re rrënjët e të cilës janë në kodrat e Libanit, por megjithatë unë jam rrënjosur thellë këtu dhe do të jap frute". ZA

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.