VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mbi 16 milionë euro për ndërtimin e kishës në Shkup
E Martë, 06.02.2009, 08:07am (GMT1)

Mbi 16 milionë euro do të jetë kostoja e ndërtimit të kishës në sheshin e Shkupit, një projekt i Qeverisë së Maqedonisë.

 

Në tenderin për realizimin e këtij projekti është paraqitur vetëm kompania vendore e ndërtimit "Granit", me ofertën prej mbi 16 milion euro për ndërtimin e këtij tempulli fetar ortodoks. Mirëpo, jozyrtarisht siç bëhet e ditur, kjo shumë nuk do të përfshijë ndërtimin e brendshëm të kishës ortodokse.

 

Ndërtimi i kishës ka nxitur debate dhe reagime nga komunitetet e tjera fetare, por edhe nga opozita dhe shoqata joqeveritare. Projekti prej 16 milion euro në këtë periudhë të krizës financiare do të jetë një goditje e re për Qeverinë përballë zërave të opozitës dhe kundërshtarëve të realizimit të këtij projekti në sheshin e Shkupit.

 

Komuniteti fetar mysliman ka kërkuar ndërtimin e xhamisë Burmali, gurthemeli i së cilës gjendet poashtu në këtë lokacion në qendër të Shkupit. (INA)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.