VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Janë parë në oqean relikte të aeroplanit të zhdukur
E Martë, 06.02.2009, 11:59am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Kanë vazhduar gjatë natës dhe prapë sot pa rezultat kërkimet e avionit të Air France rënë në Atlantik me 228 veta në bord. Ndërkohë qeveria e Senegalit ka bërë të ditur se në ujërat territoriale të këtij vendi është parë një relikt i një avioni që mund të jetë ai që është zhdukur dje. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar gjithë ndihmën e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit të A330 të Air France zhdukur nga radarët gjatë fluturimit nga Rio de Janeiro për në Paris, ka siguruar presidenti amerikan Barack Obama në televizionin francez, i-TV. Lideri amerikan iu ka shprehur solidaritet familjarëve të udhëtarëve. Ekipet braziliane të shpëtimit "punojnë me mendimin e ekzistencës së të mbijetuarve," ka thënë mbrëmë presidenti Luiz Inacio Lula da Silva. Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë për ta gjetur avionin, disa pilotë të linjës Paris-brazil të kompanisë braziliane Tam kanë njoftuar se kanë parë "drita të portokallta" mbi Atlantik nja 40 minuta pas kontaktit të fundit me radio të bërë nga avioni i Air France zhdukur pastaj në Oqean. Këtë ia ka bërë të ditur shtypit nënpresidenti brazilian Josè Alencar, pasi kishte takuar në aeroportin ndërkombëtar të Rio de Janeiro disa familjarë të udhëtarëve në bordin e avionit të zhduluar. Alencar ka thënë se pilotët, të cilët po fluturonin në drejtim të kundërt me avionin e Air France, "kanë parë në fakt diçka që po digjej në ajër mbi Atlantik".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.