VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Le Monde: Airbus A330 ka shpërthyer në fluturim
E Mërkurë, 06.03.2009, 05:05pm (GMT1)

Voal-online - Copëtimi i madh i relikteve të zbukuara lë të mendohet se Airbus A330 në fluturim të hënën nga Rio De Janeiro për në Paris të ketë shpërthyer në lartësi të madhe. Kështu shkruan sot e përditshmja "Le Monde», duke përmendur "specialistë të kompanisë" Air France.

 

Le Mond kuton se reliktet janë lokalizuar në dy zona, në larësi mes tyre 60 kilometra, ndodhur në lindje të vendit prej ku Airbusi ka transmetuar mesazhet e tij të fundit automatike. E përditshmja pariziene nënvizon se "gjithsesi pista e një atentati në moment nuk është për t'u marrë në konsideratë nga autoritetet franceze, nuk ka pasur asnjë paralajmërim për Brazilin dhe nuk është një nga pikat e ndjeshme".

 

Një avion radar brazilian ndërkohë ka zbuluar katër përqëndrime të tjera të fragmenteve të Airbus të Air France humbur para dy ditësh.

 

Reliktet e reja janë parë në një rreze prej pesë kilometrash. Këtë e ka bërë të ditur në televizion koloneli Jorge Amaral, zëdhënës i Forcave Ajrore Braziliane.

 

Objekti më i madh i parë nga avioni radar ka diametrin rreth 7 metra, por ende nuk është identifikuar me saktësi. Janë edhe disa dhjetëra objekte metalike dhe një njollë karburanti mbi ujëra e gjatë nja 20 kilometra.

 

Zbulimi është bërë falë një radari shumë të fuqishëm të prodhimit suedez instaluar në bordin e një  Embrarer R-99 të Forcave Ajrore Braziliane, por bireaktivi brazilian është tepër i shpejtë për të fiksuar një identifikim viziv të zonës.

 

Mbi zonë janë duke hetuar C-130 të aeronautikës braziliane, të aftë për t'iu afruar ujit deri për ta cikur dhe me shpejtësi shumë të vogla. Edhe anije të Marinës Ushtarake Braziliane janë orientuar sërisht për gjetjen, por kushtet meteoroligjike të zonës janë përkeqësuar dhe njësitë ushtarake nuk arrijnë atje më herët se nesër.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.