VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Klinton: Kina të analizojë hapur ngjarjet e 1989s në Tien An Men
E Enjte, 06.04.2009, 08:35am (GMT1)

 

 

 

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Kinës të analizojë hapur shtypjen e demonstratave të vitit 1989 në Pekin dhe të publikojë numrin e saktë të të vrarëve, të zhdukurve apo të arrestuarve gjatë operacionit ushtarak.

Në një deklaratë me rastin e 20 vjetorit të ngjarjeve në Sheshin Tiananmen, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se Pekini duhet t'i japë të njëjtën përparësi të drejtave të njeriut siç i jep edhe reformave ekonomike në vend. 

Zonja Klinton bëri thirrje për përkujtim dhe reflektim "në lidhje me humbjen tragjike të jetëve të qindra njerëzve të pafajshëm". 

Ajo i bëri thirrje Kinës t'i japë fund keqtrajtimit të ish pjesëmarrësve në protesta, të lirojë disidentët që mbahen ende të burgosur në lidhje me to si dhe të hapë rrugët e dialogut me të afërmit e të vrarëve. 

Më 4 qershor 1989, tanket kineze hynë në shesh për të shtypur studentët dhe punëtorët të cilët kishin javë që protestonin duke vrarë qindra vetë.  Autoritetet kineze kanë vendosur masa të rrepta sigurie në sheshin Tien An Men. ZA
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.