VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Braun sot riorganizon qeverinë
E Premte, 06.05.2009, 12:16pm (GMT1)

 

 Voal-online Një ditë jo e dëshiruar sot për qeverinë aktuale britanike dhe sidomos për kryeministrin e saj. Pas dorëheqjes së mbrëmshme të ministrit të Punës James Purnell, sot kanë arritur rezultatet e zgjedhjeve lokale mbajtur në 34 rajone angleze dhe pastaj braktisja e qeverisë nga një përbërës i tij, titullari i Mbrojtjes John Hutoton. Ndërkaq, përfshirë nga skandali i dietave dhe nga një revoltë e brendshme e laburistëve, kryeministri shpall riorganizimin e qeverisë. Mediat britanike thonë se tashmë ky riorganizim ka filluar. Sipas BBC në qeverinë e riorganizuar do të qëndrojnë përsëri ministri i Financave Alistair Darling dhe ai i Drejtësisë Jack Straw. Kryeministri Gordon Brown kishte paralajmëruar gjithnjë se do ta largonte Darling.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.