VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Franca dërgon nëndetëse që ta gjeë aeroplanin
E Shtunë, 06.06.2009, 09:13am (GMT1)

Voal-online - Mediat bëjnë të ditur se Franca ka dërguar një nëndetëse bërthamore që të ndihmojë për gjetjen e aeroplanit të Air France, i cili të hënën u rrëzua në Oqeanin Atlantik duke shkaktuar vdekjen e 228 njerëzve në bord. Pajisjet zbuluese të sonarit mund të ndihmojnë të gjenden kutitë e zeza të aeroplanit, të cilat mund të emitojnë sinjal për 30 ditë. Kërkimet e mbetjeve të aeroplanit janë vështirësuar nga moti i keq. Autoritetet franceze tash edhe formalisht i filluan hetimet për rrëzimin e aeroplanit. Supozimet se copa të aeroplanit të zhdukur ishin parë mbi sipërfaqen e Oqeanit Atlantik në segmentin midis verlindjes së Brazilit dhe Senegalit, vendi perëndimor afrikan, u hodhën tashmë poshtë. Ato nuk janë copa që i përkasin Airbusit të Air France. Në këto rrethana, Franca dërgon një nëndetëse bërthamore në mbështetje të kërkimeve për gjetjen e avioni të zhdukur disa ditë më parë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.