VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Klinton lëvdon Turqinë për bisedimet me Armeninë
E Shtunë, 06.06.2009, 03:05pm (GMT1)

 

 

 

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton e ka lëvduar Turqinë për bisedimet e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë.

"Normalizimi i marrëdhënieve është vazhdim i asaj që kam parë nga qeveria turke, dëshirë për zgjidhjen e problemeve aktuale, dhe unë e përgëzoj", tha Sekretarja e Shtetit.

Klinton i bëri këto komente pasi ministri i Jashtëm turk Davutoglu e njoftoi mbi progresin në bisedimet.

Davutoglu ishte në Uashington këtë javë, pasi Turqia e mori presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Turqia e mbylli kufirin me Armeninë në vitin 1993 në mbështetje të Azerbejxhanit gjatë konfliktit të tij me Armeninë.

 

Faza e re në marrëdhëniet midis dy vendeve krijon një klimë më konstruktive dhe integruese për të dyja vendet dhe për rajonet përkatëse. Prandaj kjo ka gjetur mirëkuptim, mbështetje dhe përkrahje nga Perëndimi, në radhë të parë nga SHBA.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.