VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gjenden trupa nga avioni Air France
E Djelë, 06.07.2009, 11:10am (GMT1)

 

 

 

Gjenden trupa nga avioni Air France Ekipe kërkimesh braziliane thonë se kanë gjetur dy trupa, sende të udhëtarëve dhe pjesë të avionit Air France 447, i cili u përplas të hënën në ujrat e Oqeanit Atlantik.

Koloneli i Forcave Ajrore braziliane, zëdhënësi Jorge Amaral i njoftoi gazetarët mbi këtë zhvillim. Ai i
u tha gazetarëve në qytetin verilindor Recife se dy kufomat nga fatkeqësia janë gjetur mëngjesin e djeshëm.
 
Hetuesit francezë thanë se kompania Airbus, avioni i së cilës u rrëzua ditën e hënën, kishte zbuluar probleme me leximin e shpejtësisë nga avionët e vet të tipit A3330 dhe kishte rekomanduar ndryshimin e sensorëve në këta aeroplanë.

Air France nuk kishte marrë masa në lidhje me këto rekomandime.
 
Shefi i hetimeve të palës franceze, Pol Luis Arslanian, tha se nuk mund të konfirmonte nëse sensorët kishin luajtur ndonjë rol në lidhje me aksidentin ajror.

 

Të gjithë 228 njerëzit në bord besohet se kanë vdekur.

Autoritetet franceze kanë filluar hetime për rrëzimin e aeroplanit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.