VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Brazil: Deri tani 17 trupa të gjetur nga aksidenti ajror E Hënë, 06.08.2009, 07:37am (GMT1) Zyrtarët ushtarakë brazilianë thonë se ekipet e kërkimit kanë gjetur deri tani 17 trupa pa jetë nga avioni Air France 447, që u rrëzua gjatë fluturimit nga Rio de Zhaneiro për në Paris. Ekspertët francezë thonë se është tepër herët të nxirret një përfundim për shkakun e rrëzimit të avionit që me sa duket ndodhi gjatë një moti me stuhi. Megjithatë ata po hetojnë rreth problemeve që mund të kenë patur instrumentet e leximit të shpejtësisë. Nëse sensorët nuk funksionojnë siç duhet, ata mund ta bëjnë avionin të fluturojë shumë shpejt ose shumë ngadalë duke shkaktuar pasoja katastrofike. Ekspertët thonë se prodhuesi i avionëve Airbus kishte rekomanduar zëvendësimin e sensorëve të shpejtësisë në aeroplanët e tipit A330. Kompania Air France muk e kishte bërë ende zëvendësimin në avionin që u rrëzua në Atlantik. /ZA www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |