VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Netanjahu do ta pranojë zgjidhjen me dy shtete E Mërkurë, 06.10.2009, 08:00am (GMT1)
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, ka vendosur të përgjigjet ndaj fjalimit të presidentit Obama të enjten e kaluar në Univesitetin e Kajros, me një fjalim në Universitetin Ramat Gan, në Tel Aviv. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar mbajtjen e një fjalimi mbi bazat e politikës së jashtme izraelite. Fjala është për parimet, që Netanjahu dhe qeveria e tij synojnë t'i arrijnë me mjete paqësore. Në seancën e kabinetit qeveritar, të zhvilluar ditën e dielë, Netanjahu bëri të ditur se në cilin drejtim do të lëvizë. "Ne kërkojmë paqën me palestinezët dhe me vendet e botës arabe dhe njëherit duam të vazhdojmë politikën e mirëkuptimit më të madh, të mundësuar nga SHBA-të dhe miqët tanë në mbarë botën. Unë angazhohem për një paqë stabile, të bazuar mbi sigurinë e Izraelit dhe të qytetarëve të tij." Rishikim i linjave të konfliktit me palestinezët
Gazetat izraelite supozojnë se Netanjahu do të ripërcaktojë linjat e konfliktit me palestinezët. Nahum Barnea, shkruan në gazetën më të njohur izraelite "Jedioth Achronoth", se fjalimi i ardhshëm i Netanjahut mund të shënojë një kthesë të madhe. Barnea pret që Netanjahu të pranojë kërkesën për një "Marrëveshje përfundimtare" me palestinezët. Do të thotë: Kryeministri ndoshta do të pranojë zgjidhjen përmes krijimit të dy shteteve, të cilën e ka kundërshtuar me ngulm deri tani. Supozimet e gazetave nuk janë të kota. Nga qarqet e Presidentit Shimon Peres mund të mësohet, se ai së bashku me Netanjahun po punon në rifillimin e negociatave paqësore me palestinezët. Qëllimi është normalizimi i raporteve me shtetet arabe. Duket se edhe Ministri i Mbrojtjes Ehud Barak, i ka bërë presion Netanjahut për orientin në këtë drejtim. Barak deklaroi pas kthimit nga Uashingtoni këtë fundjavë: "Në disa fusha ka me të vërtetë mosmarrëveshje me SHBA-në, ndërsa në të tjerat kemi mendime të përbashkëta. Në përgjithësi raportet janë të thelluara dhe të mira dhe ne nuk duhet t'i cënojmë këto raporte. Duhet të përqëndrohemi tek mundësia e marrëveshjes dhe respetimi i realitetit. Izraelit do t'i bënte mirë një vizion i zgjidhjes rajonale dhe konfirmimi i marrëveshjeve të mëparshme."
Edhe populistët e djathtë pranojnë "road map"
Me marrëveshjet e mëparshme mund të nënkuptohet plani "road map", një plan paqësor i dakorduar me 2002. Ai është hartuar në kohën e ish - Presidentit George Bush. Pas planit "road map" qëndron kuarteti i Lindjes së Afërme: SHBA-ja, OKB-ja, BE-ja dhe Rusia. Madje edhe politikani i djathë popullist izraelit, Minitri i Jashtëm Liebermann e ka pranuar hapur këtë plan. Plani parashikon krijimin e dy shteteve dhe përfundimin prej palestinezëve të terrorizmit. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |