VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mandati i dytë i Hozè Manuel Barrozos
E Mërkurë, 06.10.2009, 10:20am (GMT1)

 

 

Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso thotë se  do të qëndrojë edhe për një mandat të dytë në postin e  kreut ekzekutiv të BE-së.

Zoti Barroso dhe kryeministri çek Jan Fischer thanë sot  në një conference shtypi se zoti Fisher i kishte kërkuar zotit Barroso në se pranonte ta mbante përsëri këtë post dhe se ai i ishte përgjigjur pozitivisht.

Republika Çeke mban aktualisht presidencën e  radhës të BE-së. Vendimi lidhur me presidencën e Komisionit Evropian pritet javën e ardhshme, në një takim të BE-së. Zoti Barroso është partisan i reformimit të sektorit financiar të Evropës. Ai tha muajin e kaluar se koha për ndryshim është tani, në kushtet kur vazhdon të ndjehet kriza.

Para se të zgjidhej President i KE-së zoti Barroso shërbeu për dy vjet në postin e kryeministrit të Portugalisë.     
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.