VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ankaraja dhe Teherani nënshkruan marrëveshje ushtarake
E Mërkurë, 06.10.2009, 02:10pm (GMT1)

Turqia dhe Iraku kanë nënshkruar një marrëveshje preliminare për bashkëpunim ushtarak.

Në një deklaratë të ushtrisë turke thuhet se marrëveshja, e cila u nënshkrua nga zëvendësshefi i stafit ushtarak të Irakut, Nasier Abadi dhe nga homologu i tij turk, Hasan Igsiz, parasheh bashkëpunimin në lidhje me trajnimet ushtarake dhe çështjet teknike.

Zëvendëspresidenti i Irakut, Tarek al-Hashemi, pritet që gjatë ditës të zhvillojë bisedime me presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl dhe me kryeministrin, Rexhep Taip Erdogan.

Turqia përpiqet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë ushtarak me Irakun për të luftuar separatistët kurdë në veri të Irakut.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.