VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Franca i kthehet komandës së integruar në NATO
E Mërkurë, 06.10.2009, 04:34pm (GMT1)

 

 

 

Franca do të kthehet në strukturën komanduese të NATO-s të enjtën duke marrë një ulëse, për të parën herë në më shumë se 40 vite, në komitetin planifikues të mbrojtjes së aleancës.

Ministri i Mbrojtjes së Francës, Herve Morin, pritet t'u bashkohet 28 aleatëve të NATO-s në selinë qendrore në Bruksel. Në takimin e së enjtës do të marrin pjesë edhe anëtarë nga Shqipëria dhe Kroacia.

Franca ishte një ndër themelueset e NATO-s dhe ka qenë përherë anëtare e këtij mekanizmi, por në vitin 1966 presidenti Sharl De Gol kishte nxjerrë Francën jashtë komandës së integruar të aleancës për shkak të përceptimit mbi dominimin e Shteteve të Bashkuara.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.