VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBSH shpalli pandeminë
E Enjte, 06.11.2009, 05:01pm (GMT1)

 

 

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur pandeminë e gripit të derrave, duke e rritur alarmin në nivelin e gjashtë.
Veprimi u bë për shkak të përhapjes në rritje të gripit të derrave, i cili u zbulua në Meksikë dy muaj më parë dhe është përhapur në 74 vende, në Azi, Evropë si dhe në Amerikë.
Shpallja e pandemisë së gripit të derrave nga komiteti i ekspertëve për emergjenca në OBSH është e para e këtij lloji në 40 vitet e kaluara.
Në muajin prill, niveli alarmues ishte në shkallën e pestë.

Opinioni botëror është sensibilizuar sistematikisht për përshkallëzimin e përhapjes së rasteve të të infektuarve me virusin e lartpërmendur gjatë këtyre muajve.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.