VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BE e shqetësuar për gjendjen në Iran
E Djelë, 06.14.2009, 09:49am (GMT1)

 

 

 

 

 

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për parregullsitë e menduara të kenë ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale në Iran dhe për dhunën e shpërthyer nëpër rugët e Teheranit. Presidenca çeke e rradhës e BE-së, në një deklaratë të saj, kërkoi në të njëjtën kohë vazhdimin e bisedimeve ndërkombëtare për programin e diskutueshëm atomik të Iranit. SHBA-të ndërkaq nuk i kanë njohur paraprakisht rezultatet zyrtare iraniane të zgjedhjeve dhe fitoren e Presidentit në post, Mahmud Ahmadinexhadit. Nisur nga protestat e dhunshme mes policisë dhe ithtarëve të kandidatit të moderuar për president Mir Hossein Musavi, ministrja  e jashtme amerikane Hillary Klinton tha se do të sqarojmë kritikat për parregullsitë dhe mashtrimet në procesin zgjedhor. Presidenti i vjetër dhe i ri i Iranit Mahmud Ahmdinexhad, kritikoi nga ana e tij mediat e huaja për propogandë. Në një fjalim në televizion ai bëri thirrje për respektimin e fitores së tij, me gati 63 për qind të votave. DW

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.