VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Netanjahu pranon një shtet palestinez i cili të mos ketë ushtri
E Djelë, 06.14.2009, 06:45pm (GMT1)

 

Voal-online Kryeministri Benjamin Netanyahu në fjalimin e së dielës do të pranojë një shtet palestinez nëse Izraeli merr garanci ndërkombëtare që shteti i ri nuk do të ketë ushtri, tha një zyrtar i lartë për agjencinë Reuters.

 

Netanyahu, i cili deri tani kish përkrahur qëllimin e Presidentit amerikan Barack Obama për shtetin palestinez, ka në plan të ndërrojë rrugë dhe të shfaqë një mospajtim të rrallë midis Azraelit dhe aleatit të tij më të ngushtë në fjalimin që mban aty nga ora 8 pasdite.

 

 

"Kryeministri do të shqiptojë sonte pranimin e një shteti të demilitarizuar palestinez. Bashkësia ndërkombëtare duhet të garantojë demilitarizimin e tij që Izraeli të pranojë parimin e shtetësisë," tha zyrtari që ka parë një kopje të fjalimit.

 

"Palestinezët, në çdo marrëveshje, duhet të pranojnë legjitimitetin e Izraelit si atdhe i hebrejve," tha zyrtari.

 

Nuk dihet nëse Netanyahu do të flasë për çështjen e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.

 

Netanyahu e ka hedhur poshtë më parë ndalimin e ndërtimit të mëtejshëm të vendbanimeve, duke thënë se "rritja natyrale", të cilin Izraeli e përshkruan si ndërtim brenda enklavave ekzistuese për familjet në rritje, do të vazhdojë.

 

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, prej kohësh i papajtuar me Hamasin, tha se bisedimet me Izraelin nuk mund të rifillojnë derisa Netanyahu t'i ketë ndalur vendbanimet dhe të ketë pranuar zgjidhjen me dy shtete.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.