VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Toni Bler tërheq vëmendjen tek gjendja humanitare në Gaza
E Hënë, 06.15.2009, 08:56pm (GMT1)

 

 

 

Qeveria palestineze i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar t'i kundërpërgjigjet deklaratës së djeshme të kryeministrit izraelit, i cili tha se mbështet një shtet palesitinez, por me disa kushte strikte.

Kryeministri Benjamin Natanijahu tha dje se do të mbështeste në shtet palestinez nëqoftëse ai nuk do të kishte forca ushtarake dhe që do ta njihte Izraelin si shtetin e popullit hebre.

Udhëheqësi palestinez tha sot se qendrimi i zotit Netanijahu pengon perspektivën e paqes.  Një zëdhënës i Presidentit palestinez, Mahmud Abaz, e denoncoi fjalimin e zotiti Netanijahu si "sabotim" të përpjekjeve për paqe.

Por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian d thanë se mbështetja e kushtëzuar që Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, dha për shtetin palestinez është një hap i rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme.

Më herët sot, ish kryeministri britanik, Toni Bler vizitoi sot Rripin e Gazës për herë të dytë në funksionin e të dërguarit ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, dy vjet pasi Hamasi mori pushtetin në këtë teritor.

Zoti Bler tha se bota duhet të përqendrohet seriozisht në gjendjen humanitare në Gaza, duke theksuar se palestinezët janë në një gjendje tepër të vështirë. 

Izraeli dhe Egjipti e kanë bllokuar Gazën gjatë dy vjetëve të fundit, një masë për të cilën Izraeli thotë se është me rëndësi kritike për popullin e tij. //iç//
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.