VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

7 të vdekur në protestat në Teheran
E Martë, 06.16.2009, 07:44am (GMT1)

 

 

Radio shtetërore e Iranit thotë se 7 vetë kanë vdekur gjatë protestave të djeshme në Teheran rreth rizgjedhjes së presidentit Ahamdinexhad.

Njoftimet e atjeshme bëjnë të ditur se vdekjet kishin ndodhur kur disa persona që media shtetërore i përshkruan si "gangsterë" kishin sulmuar një pikë ushtarake.

Korrespondenti i BBC-së Jon Leyne thotë se nga ajo që atij i dukej si protestë kryesisht paqësore varianti i sulmit mbi piken ushtarake duket si vështirë për t'u besuar.

Këshilli Kujdestar i vendit ka përshkruar rezultatet e zgjedhjeve të debatueshme si paraprake.

Korrespondenti i BBC-së thotë se duket sikur mbështetja e autoriteteve për presidentin Ahamdinexhad po zbehet.

Ndërkohë presidenti Obama thotë se ishte i shqetësuar rreth dhunës në Iran si dhe i bëri thirrje Iranit që të respektojë lirinë e shprehjes dhe procesin demokratik.

Ai tha se bota ishte e frymëzuar nga demonstruesit iranaine qe po dlain ne rruge por se amidnsitrata e tij do te vazhdoje rrugene dialogut me qeverine atjeshme.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.