VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Qeveria iraniane ka efekte të mëdha në ekonominë botërore
E Mërkurë, 06.17.2009, 12:40pm (GMT1)

 

 

 

 

Me rezervat e tij të jashtëzakonshme të naftës, të dytat në botë, Irani nuk është vend i parëndësishëm për ekonominë botërore. Por ai përbën edhe një rrezik.

 

Me 130 miliardë fuçi nafte të përllogaritura Irani zotëron rezervat e dyta më të mëdha të naftës në botë. Më shumë naftë bruto ka vetëm Arabia Saudite. Pasuri të tjera të nëntokës së Iranit janë gazi dhe minerali i hekurit. Kjo pasuri e bën Iranin një partner ekonomik të kërkuar në gjithë botën, por edhe të fuqishëm.

 

Dennis Snower i Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel: "Qeveria iraniane ka efekt të madh në ekonominë botërore, sepse në rrafshin politik ajo kërkon të bëhet fuqi botërore dhe përpiqet të armatoset, dhe në rast se e arrin këtë ajo do të jetë në gjendje të ushtrojë ndikim të madh mbi tregjet e lëndëve të para. Kjo do të ndikonte në mënyrë të jashtëzakonshme tek ekonomia botërore."

 

Pavarësisht eksporteve të tij të lëndëve të para deri tani Irani në përgjithësi nuk luan rol të madh në ekonominë botërore. Sektorët e tjerë janë pak të zhvilluar dhe vendi, në dallim nga vendet arabe, pothuajse nuk kërkon alternativa ndaj naftës. Në vend të kësaj Teherani investon në programin e vet bërthamor.

 

Sërish Dennis Snower: "Besoj se në frontin ndërkombëtar duhet të bëhen përpjekje që Iranit t'i bëhet e qartë se në qoftë se ai nuk armatoset dhe nuk paraqet kërcënim për vendet e tjera, atëherë do të ketë shumë shpërblim në aspektin ekonomik."

Por aktualisht në plan të parë në Iran është politika. Dhe ekonomisë së vendit i duhet edhe më tej të presë.DW
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.