VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Robert Gejts: Masa mbrojtëse ndaj një rakete koreanoveriore E Premte, 06.19.2009, 10:37am (GMT1)
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts tha se Shtetet e Bashkuara kanë marrë masa për të mbrojtur territorin e tyre pas njoftimeve se Koreja e Veriut po përgatitet të lëshojë një raketë balistike drejt Havait. Zoti Gejts u tha gazetarëve se kishte miratuar dislokimin e interceptorëve të raketave dhe të një radari në Havai në rast të ndonjë sulmi nga ana e Koresë së Veriut. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po i vëzhgojnë me shumë kujdes përgatitjet e Koresë së Veriut për lëshimin e raketës. Ekspertët thonë se nuk ka shanse që një raketë koreanoveriore të arrijë deri në Havai dhe se provat e kaluara të Veriut kanë qenë tepër larg arritjes së një distance të tillë.ZA www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |