VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kongresi amerikan dënon shtypjen e protestave në Iran
E Shtunë, 06.20.2009, 08:37am (GMT1)

Ligjvënësit amerikanë miratuan një rezolutë, e cila dënon shtypjen e demonstruesve në Iran dhe ndalimin e mediave të lajmeve dhe të komunikimit në vend.

 

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi me 405 vota pro dhe 1 votë kundër rezolutën që dënon "vazhdimin e dhunës kundër demonstruesve nga ana e qeverisë dhe milicive pro-qeveritare".

 

Kjo rezolutë është përgjigja më e ashpër deri tani e zyrtarëve amerikanë, pas deklaratave të kujdeshme për disa ditë me radhë nga e administrata Obama lidhur me zgjedhjet e kontestuara. Mbështetësit kryesorë të rezolutës i kanë kërkuar administratës Obama që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj shtypjesës së protestuesve nga qeveria e Teheranit.

 

Po sot, Bashkimi Evropian shfaqi shqetësim serioz rreth përgjigjes së qeverisë iraniane ndaj demonstruesve, duke vënë në pikpyetje ligjshmërinë e rizgjedhjes së Presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Me anë të një deklarate të përbashkët sot, udhëheqësit BE-së i bënë thirrje qeverisë iraniane që t'u njohë të gjithë qytetarëve të drejtën për të demonstruar dhe për t'u shprehur në mënyrë paqësore. /ZA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.