VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Izraeli vazhdon për të katërtën ditë bombardimet në Rripin e Gazës
E Martë, 12.30.2008, 09:42am (GMT1)

ZA - Autoritetet në Rripin e Gazës thonë se 10 vetë kanë humbur jetën nga avionë luftarakë izraelitë sot në mëngjes, ndërsa sulmet izraelite kundër objekteve palestinezë kanë hyrë në ditën e katërt radhazi. Zyrtarët thanë se sulmet shkatërruan 5 godina qeveritare të Hamasit përfshirë një godinë të Universitetit Islamik. Edhe disa objekte sigurie palestineze u rrafshuan gjatë sulmeve. Zyrtarët palestinezë thanë se tre ditë sulmesh ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 345 vetë, shumica militantë të Hamasit. Një agjenci ndihmash e OKB-së në Gazë, thotë se mjekët palestinezë kanë njoftuar për vdekjen e 57 civilëve. Megjithë sulmet ajrore, militantë palestinezë kanë hedhur që dje 12 raketa dhe mortaja drejt Izraelit, duke vrarë të paktën katër vetë. Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak tha dje se vendi i tij është në luftë të hapur me Hamasin. (Voal-online)



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.