VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në Francë rrëzohet një helikopter privat
E Djelë, 06.21.2009, 09:41am (GMT1)

 

 

Voal-online Kanë vdekur të shtatë pasagjerët e një helikopteri privat që është përplasur mbi malin Kordon (Cordon), në juglindje të Frnacës. Kjo bëhet e ditur nga njësitë e shpëtimit dhe nga autoritetet lokale të vendngjarjes.

 

Incidenti ka ndodhur dje aty nga ora 19:00, kur një helikopter i kompanisë Azur Helicoptöre, i cili po bënte një kqyrje të zonës dhe po vinte nga parku i dëfrimeve të Walibi, ka rënë për arsye edhe të panjohur në një zonë të pabanuar.

 

Viktimat janë piloti i kompanisë ajrore dhe gjashtë punonjës të parkut të dëfrimeve të cilët kishin përfituar nga një ditë e lirë për të ndërmarrë fluturimin. Pesë nga viktimat e ngjarjes kanë vdekur menjëherë, kanë referuar burimet lokale.

 

"Ka qenë një dëshmitar ai që ka dhënë alarmin. E ka vënë re helikopterin blu e bardh të fluturojë ulët dhe pastaj e ka parë të jetë zhdukur. Pastaj ka ndjerë një zhurmë të madhe dhe një erë të keqe të përhapur gjithandej," ka thënë kapiteni Frederic Bertin i qendrës së urjgencave. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se në momentin e rrëzimi moti ishte i mirë. Janë hapur hetime për t'u marrë vesh shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.