VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Dy milionë të pranishëm në kurorëzimin e Obamës E Premte, 01.02.2009, 10:03am (GMT1) 2 janar (Voal-online) - Pritet një turmë e panumërt të jetë e pranishme në përurimin e kryetarit të ri të Shtetit të SHBA. Festa e kurorëzimit të Obamës do të jetë një nga më madhështoret, ndoshta më madhështorja që ka përjetuar ndonjëherë Amerika dhe njerëzimi. Shifra e të pranishmëve pritet të jetë 2 milionë. Për qindra mijë veta do të ketë ekrane të mëdha përgjatë gjithë zones Mall, prej nga mund të dëgjojnë fjalimin e frymëzuar nga 200 vjetori i lindjes së Abraham Linkolnit dhe nga premtimi i një fillimi të ri që t'i kapërcejë ndarjet e ta ribashkojë Amerikën. Kush nuk do të gjejë vend së paku në lëndinë do të jetë sistemuar mire, para se të lindë dielli, përgjatë Pennsylvania Avenue, për të përjetuar paradën që do të sjellë presidentin e ri në shtëpinë e tij të re. Kush kishte menduar të gjente një dhomë në hotel me fushëpamje nga parada duhej ta kishte bërë këtë gjë qysh prej muajsh. The Willard, hoteli historik ku Lincoln dha banketin pas përurimit të tij më 1865, është zënë krejtësisht prej tri vitesh e njëmbëdhjetë muajsh: dhoma e fundit me fushëpamje nga parada është zënë para pesë vjetësh, në fund të janarit të vitit 2004. Vetëm 30 mijë e kanë biletën për t'u ulur para tribunës gjigante me 1600 vende ku Barack Obama do të betohet mbi Biblën që Abraham Lincoln e përdori i pari më 1861 e që askush nuk e kishte nxjerrë më nga Biblioteka e Kongresit. Nja 250 mijë të tjerë kanë fituar të drejtën të rrinë në këmbë në një zonë prej nga e shohin së largu presidentin e ri dhe familjen e tij, këta konsiderohen të privilegjuar. Çasti është madhështor, festa do të zgjasë katër ditë, ajo përbëhet nga qindra ngjarje, ballot, darka bamirëse, ekspozitat e organizuara në qytet. Këshilli bashkiak i Washingtonit ka autorizuar baret dhe restorantet të rrinë të hapur ditë e natë për pesë ditë dhe për të shërbyer alkoolikë deri në pesë të mëngjesit, një vendim që është kundërshtuar nga komiteti organizator dhe nga policia, të shqetësuar se situata mund të dalë jashtë kontrollit. Obama duhet të mendojë vetëm për t'ia dhënë një mesazh të fortë atdheut të tronditur nga krizat dhe ka ndërmend një ceremoni të simboleve: nuk do të ketë vetëm nderime për presidentin Abraham Lincoln, por edhe prani të njerëzve që kanë shüenuar etapat e betejës për të drejtat qytetare. Do të jenë të pranishëm ata studentë zezakë të cilët trimërisht në vitin 1957 shpartalluan ndarjen rancore në shkolla, duke u ulur në bankat e gjimnazit të qytetit Little Rock në Arkansas: "Misioni ynë është të përmbushur tashmë," kanë deklaruar ata kur e kanë marrë ftesën. Pranë tyre do të rrinë ulur 330 pjesëtarë të "Tuskegee Airmen", pilotët e parë afroamerikanë të aviacionit para tyre zezakëve iu ishte ndaluar të ishin pilotë të aviiacionit ushtarak të cilët luftuan në Luftën e Dytë Botërore. Ata janë tani në moshën 80 deri 90 vjeç dhe zënë një vend special në histori, ngaqë trimëria e tyre bindi presidentin e atëhershëm Harry Truman ta shfuqizonte ligjin e segregacionit në ushtri, në vitin 1948. |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |