VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Protesta anëembanë botës për ndalimin e konfliktit në Rripin e Gazës
E Hënë, 01.05.2009, 08:17am (GMT1)

VOA-CNN- Zëvendëspresidenti amerikan Dik Çeni tha se Izraeli nuk kërkoi autorizimin e SHBA për të ndërhyrë ushtarakisht në Rripin e Gazës. Por z.Çeni tha sot gjatë një programi televiziv, se udhëheqësit e Izraelit kanë paralajmëruar se ata nuk mund të shihnin qetësisht, teksa Hamasi godiste me raketa nga Gaza, Izraelin.

Ndërkaq protesta anëembanë botës u zhvilluan për të ndalur konfliktin në Gaza. Mijëra protestues ishin mbledhur jashtë zyrës qendrore të Kombeve të Bashkuara në Bejrut për të protestuar kundër ofensivës izraelite. Protesta të fuqishme pati edhe në të gjithë Amerikën.

Në Liban, forcat libaneze të rendit hodhën gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve kundër sulmeve të Izraelit në Gjirin e Gazës, pranë ambasadës amerikane në Liban. Zyrtarë thanë se incidenti ndodhi kur gati 100 protestues u munduan të hynin në pronën e ambasadës amerikane, e cila ndodhet në veri të Bejrutit.Ndërkohë, mijëra protestues ishin mbledhur jashtë zyrës qendrore të Kombeve të Bashkuara në Bejrut për të protestuar kundër ofensivës izraelite. Në Turqi, më shumë se 5 mijë njerëz mbajtën një protestë anti-izraelite në Stamboll, duke kërkuar që Izraeli t'i jep fund sulmeve. Po ashtu, protesta u organizuan në Indonezi, Marok dhe Australi. Udhëheqësit e Egjiptit dhe Jordanisë i denuan sulmet e Izraelit në Gaza dhe bënë thirrje që Izraeli t'i japë fund menjëherë këtyre sulmeve. /Voal-online

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.