VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Plani 3 Pikësh Mubarak-Sarkozy - Olmert reagon me hapjen e korridorit humanitar në Rripin e Gazës
E Mërkurë, 01.07.2009, 09:49am (GMT1)

ANSA Voal-online -Është arritur gjatë mbrëmjes të ditës më të keqe në Gaza, propozimi i ndërhyrjes nga presidenti egjyptian Mubarak. Presidenti egjyptian e bëri të ditur planin pas bisedimeve me presidentin e Francës Sarkozy. Plani Mubarak-Sarkozy i propozon Izraelit dhe Hamasit ndalim të menjëhershëm të zjarrit, dhe pas kësaj fillimin e menjëhershëm të takimeve bilaterale që do të mbahen në Egjypt për arritjen e një marrëveshje afatgjatë, gjë që Izraeli e ka pasur si objektiv. Në këtë marrëveshje futet edhe fundi i bllokimit të Gazës si dhe përcaktimi i zonës të sigurisë në zonën e kufirit izraelit. Plani Mubarak-Sarkozy përfshin edhe krijimin e korridoreve të sigurisë përmes të cilave të kalojnë ndihmat për popullësinë e Gazës. Plani është tri pikësh që përfshin: armëpushimin, bisedimet  për sigurinë reciproke dhe apel për pajtimin kombëtar midis palestinezëve. Pas deklarimit të Planit Mubarak-Sarkozy arrin edhe konfirmimi i kryeministrit Izraelian Ehud Olmert për hapjen 3 orë në ditë të korridorit humanitar në Rripin e Gazës.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.